Presidentja Shiroka-Pula takohet me ministrin Dukaj, në fokus bashkëpunimi Kosovë-Mal i Zi

27 tetor 2026 | 12:36

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, i shoqëruar nga ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Dukaj e ka uruar presidenten për marrjen e detyrës dhe i ka dëshiruar sukses gjatë mandatit të saj.

Presidentja Shiroka Pula e ka falënderuar ministrin Dukaj për vizitën dhe urimet, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira dhe të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, është bërë e ditur në njoftim.

Gjatë takimit, është vlerësuar roli i shqiptarëve në Mal të Zi dhe i malazezëve në Kosovë si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe si kontribuues të rëndësishëm në forcimin e miqësisë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy popujve.

Shiroka Pula ka theksuar se ruajtja dhe avancimi i marrëdhënieve të mira me Malin e Zi janë në interes të të dyja vendeve, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjykata ka vendosur lirimin nga qelia të 12 protestuesve të…