Vetteli infektohet me Covid, mungon në garën hapëse
17 mars 2022
| 13:06
Sebastian Vettel nuk do të jetë në garën hapëse të sezonit 2022. Piloti i Aston Martin ka rezultuar pozitiv me Covid-19, një ditë para “hapjes së vikendit”. Gjithsesi, skuadra e ka të identifikuar zëvendësuesin për Vettel.
Ai është Nico Hulkenberg. Hulkenberg tani synon ndonjë befasi të mundshme në garën e Bahrain, që është njëkohësisht edhe gara hapëse.
Kjo do të jetë gara e parë pa Vettel, që nga viti 2007 kur ai mungonte në European Grand Prix në Nurburging. Bahrain GP zhvillohet më 20 mars.



