Rusia shpall të jashtëligjshëm ‘Facebook’-un dhe ‘Instagram’-in

21 mars 2022 | 17:01

Një gjykatë në Moskë ka vendosur që platformat e kompanisë “Meta” të emërohen si “organizata ekstremiste”, një lëvizje që i bën të jashtëligjshme platformat sociale të kësaj kompanie, “Facebook”-un dhe “Instagram”-in.

Gjykata ka bërë me dije se ky vendim hyn në fuqi “menjëherë”.

Prokurorët shtetërorë e kanë nisur këtë procedurë gjyqësore pasi më 10 mars mediat kanë raportuar se platformat e “Meta”-s janë duke u lejuar përdoruesve të “Facebook”-ut dhe “Instagram”-it në disa shtete që të bënin thirrje për dhunë ndaj rusëve dhe ushtarëve rusë, pasi Moska më 24 shkurt ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Autoritetet ruse veçse kanë bllokuar qasjen në Facebook pasi kjo platformë bllokoi disa postime të bëra nga mediat në pronësi shtetërore.

Gjatë vitit të fundit, Moska ka ndërmarrë një sërë masash për të kufizuar qasjen në media të pavarura, përfshirë edhe në media sociale.

Emërtimi “organizatë terroriste” sipas prokurorëve, do t’i bëjë të jashtëligjshme vetëm “Facebook”-un dhe “Instagram”-in dhe jo platformën e mesazheve “WhatsApp” të kompanisë “Meta”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jordi Alba do të largohet nga Kombëtarja e Spanjës pas…