Alba: Botërori i Katarit do të jetë i fundit për mua

21 mars 2022 | 16:58

Jordi Alba do të largohet nga Kombëtarja e Spanjës pas Botërorit të Katarit. Këtë e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi i majtë i Barcelonës, i cili sot i mbush 33 vjet.

“Do të jetë Botërori im i fundit. Shpresoj të arrij në momentin më të favorshëm siç është ai aktual. Do t’i pres ftesat për t’u munduar ta fitoj Kupën e Botës”, ka deklaruar futbollisti spanjoll në një intervistë për “Television Espanola”.

Spanja ka qenë gjithmonë e fuqishme në dy dekadat e fundit dhe do të mundohet të vazhdojë të jetë e tillë, duke u munduar madje edhe të triumfojë në kompeticionin që do të mbahet në Katar në fund të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i të ashtuquajturës  Zyrë për Kosovën në Qeverinë e…