Ronaldo rikthehet te Portugalia

27 tetor 2026 | 11:59

Cristiano Ronaldo është përfshirë në listën paraprake të Portugalisë për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, pavarësisht tensioneve të raportuara me përzgjedhësin Jorge Jesus. Sulmuesi i Al-Nassrit ishte larguar nga grumbullimi në shtator, pas pakënaqësive për mosaktivizimin në ndeshjen kundër Norvegjisë.

Sipas mediumit portugez “O Jogo”, përfshirja e tij në listën paraprake mund të jetë shenjë e zbutjes së tensioneve.

Ronaldo është dënuar me 30 ditë pezullim nga Federata Portugeze e Futbollit, por dënimi përfundon më 30 tetor, duke e bërë atë të gatshëm për ndeshjet e ardhshme. Portugalia pritet të përballet me Danimarkën në Braga dhe me Uellsin në Cardiff.

Lista përfundimtare pritet të shpallet më 6 nëntor. Në moshën 41-vjeçare, Ronaldo mbetet golashënuesi dhe një prej figurave më të rëndësishme në historinë e kombëtares portugeze, me të cilën ka fituar Euro 2016 dhe Ligën e Kombeve në vitet 2019 dhe 2025.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qendra për Studime Universitare (QSU) ka përfunduar me sukses garën…