Kryetari i Gjilanit falënderon KFOR-in për kontributin e dhënë në sigurimin e paqes

25 mars 2022 | 11:33

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina-Bunjaku, kanë pritur në takim zëvendëskomandantin e Komandës Rajonale Lindje, lejtnant Eddy Simpson dhe përfaqësues të KFOR-it.

Në këtë takim me karakter njoftues, përveç sigurisë dhe zhvillimeve të përgjithshme në Komunën e Gjilanit është diskutuar rreth planeve dhe të arriturave në arsim, shëndetësi, ekonomi dhe në fusha të tjera.

“Në emër të qytetarëve, i falënderova për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë, i cili është një parakusht për prosperitet. Ata shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe komunikim të mëtutjeshëm”, ka thënë Alban Hyseni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Lajmi se të ka pushuar së rrahuri zemra…