Performancë e shkëlqyeshme e kadetëve të FSK-së në akademitë ushtarake amerikane

03 prill 2022 | 11:30

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vlerësuar performancën e shkëlqyeshme të kadetëve të FSK-së në akademitë ushtarake amerikane.

“Kadeti Alban Bytyqi, student i vitit të parë në Akademinë e Forcave Ajrore Amerikane (USAFA), ka realizuar me sukses detyrat akademike teorike e praktike, të semestrit pranveror. Gjatë vizitës akademike në Westpoint, së bashku me kadetin tonë nga Ëestpoint, Andrin Vuthaj, para gjithë studentëve amerikanë dhe shumë vendeve tjera, si dhe stafit akademik, prezantuan vendin tonë në mënyrë të shkëlqyeshme”.

“Krahas krenarisë me djemtë tanë, në lartësinë maksimale mbetet gjithmonë falënderimi dhe mirënjohja e përjetshme për SHBA-në. Alban, Andrin dhe të gjithë ushtarakët tanë kudo që jeni, vazhdojmë me sukseset e radhës!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, së bashku me kolegët Arben…