Mendim Ujupaj fiton medaljen e artë dhe të argjendtë

12 prill 2022 | 16:29

Mendim Ujupaj e ka lartësuar flamurin e Kosovës në turneun ndërkombëtar “Super Match 2022”. Ky sport ka të bëjë për mundje të krahut, derisa sportisti ynë ka shkëlqyer në turneun e mbajtur në Brescia të Italisë.

Ujupaj ka fituar medaljen e artë në garimin me dorë të djathtë, ndërsa me të majtën ka marrë atë të argjendtë.

“Garuesi ynë i mundjes së krahut, Mendim Ujupaj, fitoi dy medalje në turneun ndërkombëtar Super Match 2022, të mbajtur gjatë fundjavës në Brescia të Italisë. Medaljen e artë e fitoi me dorën e djathtë, kategoria 75 kg, ku në konkurrencë kishte 39 garues, ndërsa të argjendtën e fitoi me dorën e majtë (33 garues). 25-vjeçari Ujupaj jeton dhe vepron në Zvicër, ndërsa ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën pas formimit të Federatës Mundje Krahu të Kosovës vitin e kaluar”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jo rastësisht në këtë kohë “rrodhi” një informatë se sajuesi…