Deputetja ukrainase zbulon dhuratën speciale nga Kosova

14 prill 2022 | 12:34

Deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko, një muaj më parë ka marrë një varëse dhuratë të punuar nga viktimat e dhunës seksuale të Kosovës gjatë kohës së luftës.

“Këto varëse tregojnë historinë e të mbijetuarve të dhunimit seksual nga forcat serbe, gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë”, është mesazhi që përmban qaforja.

Vasylenko ka thënë se nuk kishte besuar që një muaj më pas rrëfime të tilla do të kishin edhe gratë ukrainase, të cilat së fundi kanë raportuar përdhunimet nga ushtarët rusë në rajonet e pushtuara të Ukrainës.

“Një muaj më parë një koleg nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ma dha këtë varëse të bërë nga të mbijetuarit e përdhunimit në Kosovës. Pak dyshoja se brenda pak javësh do të përballesha me dëshmi të tmerrshme të grave dhe vajzave të Ukrainës të përdhunuara, të abuzuara dhe të ekzekutuara”, ka shkruar në Twitter Vasylenko në llogarinë e vet në “Twitter”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke vazhduar vizitat nëpër…