Pas fundosje së anijes luftarake ruse nga ukrainasit, Moska paralajmëron sulme në Kiev

15 prill 2022 | 11:13

Ministria ruse e mbrojtjes ka deklaruar se ka kryer një sulm me raketa në Kiev gjatë natës, ndërsa paralajmëroi se do të shtojë sulmet në kryeqytetin ukrainas.

Moska tha se disa raketa lundrimi goditën një fabrikë në Kiev bë orët e vona të së enjtes.

Në një deklaratë, ministria shtoi se “punëtoritë e uzinës për prodhimin dhe riparimin e sistemeve të raketave kundërajrore me rreze të gjatë dhe të mesme, si dhe raketa kundër anijeve, u shkatërruan”.

Ndërkohë, Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll uzinën e çelikut Ilyich në qytetin port të rrethuar të Mariupolit.

Kjo ende nuk është konfirmuar nga Ukraina.

Kremlini pretendon se 1026 trupa ukrainase janë dorëzuar pranë uzinës.

Mariupol është përballur me bombardime të rënda për javë të tëra, me mijëra njerëz në qytetin jugor të mbetur pa akses në energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luuk de Jong dhe Barcelona do t’i ndajnë rrugët në…