Klubi i Serisë A shkarkon trajnerin

27 prill 2022 | 16:40

Klubi i Venezias ka shkarkuar trajnerin Paolo Zanetti. Sipas asaj që raporton gazetari i njohur dhe eksperti i merkatos, Gianluca di Marzio, klubi lagunar ka shkarkuar nga detyra e trajnerit, teknikun që e ngjiti një kategori më lart, atë të Serisë A.

Venezia ka vendosur për këtë arsye t’i japë një shkundje ekipit duke zgjedhur ndryshimin e stolit vetëm 5 ndeshje nga përfundimi i këtij edicioni futbollistik.

Ky lajm i është komunikuar ekipit dhe pritet vetëm njoftimi zyrtar i klubit. Venezia aktualisht mban pozicionin e fundit në renditje me 22 pikë, -6 nga vendi i 17 që mbijeton në Serinë A. Venecia nuk fiton prej 9 ndeshjesh, ku ka koleksionuar 8 humbje, 1 barazim dhe 0 fitore. Suksesi i fundit daton më 12 shkurt në transfertë ndaj Torinos me përmbysje me rezultatin 1-2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në komunën e Prizrenit…