Krasniqi takon drejtoreshën e MCC-së: I shqetësuar që Kurti nuk po e mbështet gazsjellësin

29 prill 2022 | 15:34

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim drejtoreshën e Misionit të Millennium Challenge Corporation (MCC), Sarah Olmstead, me të cilën ka diskutuar për projektet dhe planet e kësaj agjencie amerikane në Kosovë, me fokus në kompaktin e ri që pritet të nënshkruhet nga mesi i këtij viti.

Krasniqi ka thënë se ka falënderuar atë për projektet që i ndihmojnë qytetarëve kosovarë dhe tha se i ka shprehur shqetësim për mosdhënien e mbështetjes, sipas tij, të Qeverisë së Kosovës për gazsjellësin amerikan.

“Drejtoreshën Olmstead e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm të MCC-së për të realizuar projekte të cilat lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë, veçanërisht në sektorin e energjisë. Po ashtu, shpreha keqardhjen dhe shqetësimin tim në raport me mungesën e mbështetjes nga Qeveria për projektin e infrastrukturës së gazit, që kemi konsideruar se do të ishte mundësi e shkëlqyeshme për diversifikimin e burimeve të furnizimit me energji për vendin tonë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Olmstead të premten ka qëndruar edhe në zyrat e partisë tjetër opozitare, AAK, ku është pritur nga lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senatori demokrat, Chris Murphy, që ishte pjesë e një delegacioni…