Një pishinë në Zvicër vendos “sanksione” ndaj Rusisë
02 maj 2022
| 13:40
Dy komuna në pjesën gjermanishtfolëse të Zvicrës po e “sanksionojnë” Rusinë, duke ndaluar shitjen e gazit rus.
Zyrtarët në distriktin Schlieren të Cyrihut kanë njoftuar se nuk do të ngrohin pishinën komunale, pasi “ne nuk duam më të vazhdojmë të financojmë luftën e Putinit”, njofton albinfo.ch.
Për të kompensuar mungesën e ujit të ngrohtë, hyrja në pishinë do të jetë falas deri në fund të majit dhe nga qershori do të kushtojë 30 për qind më pak se çmimi i zakonshëm i hyrjes.
Autoritetet e Langenthal (Bernë) gjithashtu kanë vendosur të mos ngrohin pishinën e tyre, për të njëjtën arsye. Në vend të kësaj, bashkia do të përdorë panele diellore për të mbajtur ujin të ngrohtë.



