Kancelari Scholz sot tokohet me Kurtin e Vuçiqin
04 maj 2022
| 07:56
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojnë sot takime të ndara në Berlin me kancelarin Olaf Scholz.
Lajmi është dhënë nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode, në “Twitter”.
Ai ka shkruar se Scholz do ta mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës në orën 16:00, pas takimeve.



