Shefja e zyrës greke në Prishtinë: I kemi avancuar raportet me Kosovën

06 maj 2022 | 16:55

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim shefen e Zyrës ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali.

Në këtë takim, Bislimi ka potencuar se tani është momenti i duhur që Greqia t’iu bashkohet shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa ambasadorja Vakali është shprehur se Greqia mban marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën dhe se ato janë zhvilluar në një nivel më të avancuar, derisa ka theksuar se ndjehet e impresionuar me potencialin e madh që ka Kosova dhe mundësitë që ekzistojnë për bashkëpunim bilateral.

Më tutje, zëvendëskryeministri Bislimi ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me zyrën greke dhe duke vënë në pah mundësitë për thellimin e këtij bashkëpunimi dhe marrëdhënieve mes dy vendeve.

Bislimi ka cekur angazhimin dhe progresin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian dhe dinamikat përgjatë këtij viti, duke theksuar nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe objektivat për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe aplikimin për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Zëvendëskryeministri Bislimi, ka  falënderuar ambasadoren Vakali për takimin dhe njëkohësisht  ka theksuar rolin e rëndësishëm që Greqia ka në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sali Berisha ka plotësuar dokumentet për kandidimin për zgjedhjet e…