Dënimi i Haradinajt dhe Gucatit, ky është reagimi i Faton Klinakut

18 maj 2022 | 11:08

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar se do të protestojnë kundër vendimit ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, por se një gjë të tillë do ta bëjnë vetëm nëse marrin leje po nga këta të dy.

“Unë pres nga kjo prokurori që t’i m’i sjell CD-të dhe unë prapë ia qes në media. S’e njohim këtë gjykatë dhe se kemi njohur asnjëherë. Kjo gjykatë s’i ndjek krimet e luftës, por shqiptarët. Fatkeqësi që deputetët e Kosovës miratojnë gjykatë politike, edhe tash deputetët që janë nuk marrin masa ndaj kësaj pseudo gjykate”.

“Nëse shokët tonë që janë atje thonë se duhet të protestojmë, ne do të protestojmë edhe para Kuvendit”, ka thënë ai.

Klinaku ka thënë se e kanë pritur që të merret ky vendim meqë Gjykatën Speciale e shohin si gjykatë politike dhe gjykatësit si shantazhues.

Gjykata Speciale i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga katër vjet burgim dhe gjobë prej nga 100 euro Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare…