Aman vrisni të gjithë luftëtarët?

19 maj 2022 | 11:15

Shkruan: Izmi Zeka

Ju luftëtarë çfarë bëtë, pse luftuat. Liria edhe pa ju kishte ardhur. Mos u ankoni. Ju nuk na keni njohur mirë. Që jemi rritur den baba den  të robëruar ani se disa kanë luftuar pandërprerë. Ama ata ishin pak o luftëtarë  të fund shekullit XX.

Çka u hyri në punë lufta pse e bëtë ketë, ne ishim mirë edhe atëherë, kishim fabrika, kishim rrugë. Kuptoni ne ishim mirë. Andaj sot mos u ankoni edhe kur dënoheni edhe kur vriteni. Mos bëni zhurmë  burgu është për burra. Ju ishit pak ama pak. Nuk na duhet liria që sollët ju ama bash hiq. Çka na duhen dëshmorët, heronjtë, nënat shami zeza, të plagosurit ama çka na duhen o luftëtarë. Ne ishim mirë.

E tani ankoheni pse  po ngritën aktakuza. Ai bre burgu është për burra. Shkoni more. Kosova bënë edhe pa juve, bënë edhe pa Adem Jasharin. Ikni e shkoni në djall se dua lirinë që ma sollët ju.

Shkoni në Hagë a ku të doni. E të kënaqemi ne  për mot.

Edhe Albini  thoshte shkoni. E aspak se ka mërzi. E pse mos të them unë qytetari i rritur dhe i robëruar për jetë. Ju nuk e keni ditur se liria mund të ju haj. As që e keni pritur. Pse luftuat pse…a mos më pyetët mua. Unë isha mirë  për besë. Ju a se dinit që Hasan Pishtina, Bajram Curri, Azem Bejta, Shota Galica  e shumë të tjerë  ku ishin dhe çka bënë e ku mbetën. E ju  donit të luftonit me largu Serbinë..Ai çfarë bëtë juve nuk e lanë as drini i bardh.

A nuk e lexuat asnjëherë Nolin dhe Faik Konicën apo Edit Durhamin. Ju a nuk dëgjuat për Xhon Sereqin, Adem Demaçin, Metush Krasniqin, Jusuf Gervallen, Bardhosh Gervallën dhe Kadri Zekën. As për Rexhep Malën , Nuhi Berishën, Afrim Zhitin dhe Afrim Fazliun.

Çka i solli lufta Gjergj Kastriotit edhe pse e mbrojti civilizimin për 25 vjet çka u bë. Ju luftëtarë  që përmbysët fuqinë serbe keni menduar se po ndryshoni shekujt e robëruar. A ndoshta keni mundur të lexoni në libra të popujve të qytetëruar se vetëm lufta zgjidh dilemat.

Ju se lexuat Atë Gjergj Fishtën dhe do të kishit mësuar shumë për ne ama edhe për mua.

E tani mos na lodhni. Ne mund të u këndojmë këngë çfarë të doni ama vetëm këngë.

Ju i keni harruar fiset Ilire, historinë tonë të lasht. A nuk shkruhet që ne ishim këtu kur erdhën barbarët, serbët e na gjetën këtu. A nuk shkruhet se ne ishim këtu edhe para Krishtit. E ju luftëtarë të fund shekullit  XX donit të përmbysnit mijëvjeçarët.

Nuk ju falet lehtë. Jo jo. Kush ishte Ali Pashë Tepelena, Pashai i Janinës.

Ku mbeti ai. Frashërlinjët si Abdyli, Samiu e Naimi e dini ku janë. Ku janë tretur. A menduat që ju luftëtarë po fitoni lirinë dhe ne po u ngrinim përmendore. Nuk na njohët neve që u rritëm bashkë me shekuj.

E kush ishit ju të ndryshoni historinë, hartën ballkanike. Ju se keni ditur kush e vrau bac Bajramin e Qerqiz Topullin.

E tani po thuani  vraje zot tradhtinë. Bile tani vraponi edhe më shumë, shkruani më shumë  letra e çka jo dhe dërgoni në gjykatën speciale. Ne jemi robër sepse lirinë ende se kemi kuptuar.

Vriteni për së gjalli luftëtarët  nuk bëhet asgjë. Pranvera prapë do të vjen.  Kush ishin amerikanët që na ndihmuan për tu çliruar. Ani ende përmendet Vudro Vilsoni president i ShBA-së, i cili shpëtoi Shqipërinë nga katrahura dhe copëtimi i saj edhe ashtu e vogël.

Ani prekeni nga njëfarë Shkelzeni e Hakiu  e do syresh tjerë kur shkruajnë zi e më zi për luftëtarët. Ani Hasan Prishtina theksonte ruajuni mallkimit të historisë. Besoni ose jo është për tu qeshur. Kush ti ruhet këtij mallkimi. Mos bre. Po Ilirët ishin djep i civilizimit. Ne dhamë pashallarë në Egjipt  e Sadri Azema kudo në perandorinë Osmane. Ismail Qemajli ishte rastësi e historisë.

E ju luftëtarë të fundit të luftës i harruat të gjitha këto. Edhe  15 mijë të rënët, 20 mijë motra tona të dhunuara ishin pjesë dhe vetë liria e Kosovës. Ama ju të gjallëve do u haj liria që sollët. Ju a nuk  e kuptuat që një luftëtar pas lufte shkruante diku në rrugët e Prishtinës haram u qoftë gjaku im që derdha për ju.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian ka zbuluar për fansat e saj se si…