Presidenca e Kosovës reagon pas marrëveshjes mes Putinit dhe Vuçiqit

29 maj 2022 | 17:01

Serbia do të ketë një çmim shumë të favorshëm për gazin rus dhe se një marrëveshje për furnizime me këtë lëndë, që do të nënshkruhet, do të jetë trevjeçare, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Për këtë marrëveshje ka reaguar Presidenca e Kosovës.

Shefi i stafit të këtij institucioni, Blerim Vela pyeti se deri kur do ta tolerojë Bashkimi Evropian një gjë të tillë.

“#Putin & #Vuçiq ranë dakord në një telefonatë sot se #Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz natyror për #Serbinë dhe dy vendet do të forcojnë partneritetin e tyre. Serbia, një vend kandidat për në BE, në vend që të përafrohet me sanksionet BE-së thellon bashkëpunimin me Rusinë. Deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë?”, shkroi ai në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni…