Shtyhet seanca gjyqësore për sulmin kundër gazetarit Gazmend Morina

25 qershor 2018 | 14:45

Është shtyrë mbajtja e shqyrtimit gjyqësor kundër të akuzuarve Nexhat Dedia dhe Labinot Krasniqi, për rastin e rrahjes së gazetarit Gazmend Morina, që ka ndodhur më 26 janar 2016 në Vushtrri.

Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës – dega në Vushtrri, Ferki Xhaferi ka marrë vendim që seancë të shtyhet për 11 korrik 2018, pasi që ka konstatuar se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës për shkak të mos prezencës së njërit prej dy të akuzuarve, Labinot Krasniqit.

I akuzuari Nexhat Dedia e ka njoftuar gjyqtarin se i akuzuari tjetër Labinot Krasniqi, nuk ka mundur të marrë pjesë në seancë për shkak se i ka vdekur xhaxhai. Gjyqtari ka treguar se nuk ka marrë kurrfarë njoftimi me shkrim nga i akuzuari Labinot Krasniqi për mos prezencë e tij në seancë, përderisa ka bërë të ditur që në rast se mungon edhe në seancën e radhës, do të sillet me metoda tjera në gjykatë.

Të pranishëm në seancë ishin prokurorja e rastit, i dëmtuar Gazmend Morina, i akuzuari Nexhat Dedia dhe dy dëshmitarë.

Kjo seancë është zvarritur shumë, pasi që është mbajtur dy vite e gjysmë pas ndodhjes së rrahjes dhe dy vite pas aktakuzës nga prokuroria për dy të akuzuarit, e cila ishte ngritur më 20 korrik 2016.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se…