Abdixhiku takon Donald Tuskun, i kërkon ta ndihmojë Kosovën për anëtarësim në KE

31 maj 2022 | 14:04

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është takuar me Donald Tusk, president i Partive Popullore Evropiane (PPE), gjatë vizitës në kongresin e saj.

Abdixhiku ka njoftuar se i ka kërkuar Tuskut që ta ndihmojnë Kosovën të anëtarësohet në Këshill të Evropës (KE).

“Vizitën në Kongresin e EPP-së (Partive Popullore Evropiane) që mbahet sot dhe nesër në Roterdam, e nisa me pritjen e presidentit Donald Tusk. Me presidentin Tusk, një përkrahës i vazhdueshëm i aspiratave shtetërore të Kosovës, biseduam për zhvillimet politike në vend, proceset e LDK-së, si dhe domosdoshmërinë e ecjes së Kosovës drejt familjes euro-atlantike. Presidentin Tusk e falënderova për kontributin e tij të deritanishëm dhe njëkohësisht i kërkova vëmendjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe zhvillimeve në rajon. Në mënyrë të veçantë kërkova që, Partia Popullore Evropiane, grupacioni më i madh politik në BE, të mbështesë pa rezervë dhe ndihmojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lirohet nga burgu “supertifozi” i kombëtares Kuq e Zi, Ballist…