Parlamenti i Shqipërisë voton sot Bajram Begajn për president

04 qershor 2022 | 08:45

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Bajram Begaj është kandidati që do të propozohet për t’u zgjedhur presidenti i ri i Shqipërisë nga Partia Socialiste (PS) që udhëheqë vendin.

Emri i tij është përzgjedhur përmes një votimi në selinë e kësaj partie, siç është bërë e ditur, mes 26 emrave që janë diskutuar. Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetar i PS-së, Edi Rama ka thënë se emri i Begajt u propozua për shkak të profilit të tij ushtarak dhe dedikimit e shërbimit të tij ndaj shtetit të Shqipërisë.

Ai gjithashtu theksoi se Begaj është figurë jopartiake dhe unifikuese, si dhe “shëmbëlltyra e normalitetit” për Shqipërinë.

Seanca e Kuvendit për të zgjedhur të parin e shtetit do të mbahet sot, pas dështimit të tre rundeve të mëparshme, ku partitë opozitare nuk propozuan asnjë kandidat, duke i hapur rrugën PS-së që ta zgjedhë e vetme presidentin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 24 mijë nxënës të klasave të nënta sot do…