Dy biletat e fundit për Katar 2022, në garë pesë skuadra
Uellsi ishte skuadra e 30-të që siguroi biletën për fazën finale të Kupës së Botës, Katar 2022 duke u bërë kështu përfaqësuesja e 13-të dhe e fundit evropiane, pasi triumfoi në “play-off” ndaj Ukrainës.
Në zonën e Azisë do të luhet për biletën e fundit, me sfidën gjysmëfinale të fazës “play-off” midis UAE dhe Australisë, një sfidë që do të luhet të martën e 7 korrikut.
Fituesja e këtij çifti do të përballet në finale (13 qershor) me Peru-në, kombëtarja amerikano latine e cila siguroi vendin e pestë në kontinentin e saj.
Bileta e fundit do të diskutohet midis dy skuadrave. Costa Rica do të luajë në finale përballë Zelandës së Re, ndeshje e cila do të luhet më 14 qershor.
Pra, në lojë janë dy biletat e fundit që do të diskutohen midis pesë përfaqësueseve, Costa Rica, UAE, Australi, Zelanda e Re dhe Peru, për të plotësuar Grupin D dhe Grupin E në fazën finale të botërorit.
Në grupin D (Francë, Danimarkë, Tunizi) do të pozicionohet njëra midis UAE, Australisë apo Peru-së.
Në grupin E (Spanjë, Gjermani, Japoni) do të shkojë njëra midis Zelandës së Re dhe Costa Rica.