Përfundon protesta e veteranëve të UÇK-së pasi nuk u votua ligji për pagën minimale
06 qershor 2022
| 13:28
Për miratimin e Projektligjit për rritjen e pagës minimale nuk ka pasur kuorum të hënë në Kuvendin e Kosovës.
Pas kësaj, veteranët e UÇK-së të cilët kanë protestuar zëshëm jashtë Kuvendit për shkak se janë lënë jashtë këtij projektligji, kanë nisur të shpërndahen pasi protesta është shpallur e mbyllur.
Edhe Kuvendi i ka ndërprerë punimet pasi nuk kishte kuorum për të vazhduar me pikat e mbetura të rendit të ditës.



