Kacafytje në degën e LV-së në Prizren, aktivisti thotë se u kap për fyti

13 qershor 2022 | 08:29

Një nga aktivistët e LV-së në Prizren, Albion Kryeziu, ka shprehur pakënaqësitë e tij për problemet që po ndodhin në pikën në Ortakoll.

Përmes një postimi në Facebook ai ka treguar se është penguar nga ish-sekretari i qendrës, Karanfil Haxhillari dhe, siç thotë, është sulmuar fizikisht dhe kapur për fyti.

“Fatkeqësisht u pengova nga ish sekretari i qendrës Karanfil Haxhillari. Për me tepër se pengesë, ai eskaloj duke më sulmuar fizikisht e duke më shtrenguar në fyt. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto ai madje edhe më kërcënoi, ‘e sheh ti kur të takohemi!’”, tha ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në Gjykatën Themelore, Prishtinë – sot të mbahet seanca e…