PSD-ja paralajmëron protestë, shkak vizita e kryetares së Gjykatës Speciale në Kosovë

29 qershor 2022 | 11:46

Partia Socialdemokrate (PSD) ka paralajmëruar protestë kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trëndafilova, e cila pritet ta vizitojë Kosovën.

Ndonëse është shtyrë vizita e Trëndafilovës në Kosovë, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se protesta do të mbahet kurdo që ajo vjen në Kosovë.

“Për neve është e qartë që sjella e dhomave të Specializuara është e një identiteti politik. Në Kosovë ka mbërri momenti ku duhet të reagojmë tash e jo t’i presim vendimet. Këtu bëjnë pjesë të partisë në pushtet. Nuk ka dilemë që vendimet e gjykatës do të jenë të rënda. Meqenëse s’ka reagim por vajtim është e domosdoshme reagimi i qytetarëve. Ne kemi ftuar protestë në ditën e vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara”.

“Ne morëm lajmin që është shtyrë vizita për arsye të organizimeve të paplanifikuara. Se ndodh ky ndryshim,  besoj është problem tjetër i saj. Ajo ka dashtë të vijë e të bëjë piar, por ne nuk tërhiqemi nga protesta që ditën kur kjo zonjë do të vijë, ne do të protestojmë dhe është koha të reagojmë tani”, ka thënë Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Jashtme e Rusisë ka futur 25 qytetarë amerikanë,…