Musliu: Gjendja në veri është e brishtë shkaku i ndërhyrjeve të Serbisë
Ganimete Musliu, kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, pas takimit me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti ka thënë se është biseduar për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti në katër komunat në veri të vendit.
Sipas Musliut gjendja është e brishtë si pasojë e ndërhyrjeve të Serbisë në aktivitetet e shtuara të strukturave ilegale dhe organizatave të ndryshme radikale.
“Konstatojmë se gjendja e përgjithshme e sigurisë ne vend është stabile. Situata më e brishtë në Republikën e Kosovës paraqitet në kuadër të katër komunave në veri për shkak te ndërhyrjeve nga Serbia në aktivitetet e shtuara të strukturave ilegale dhe organizatave të ndryshme radikale. Serbia përmes strukturave të saja po bënë përpjekje për të rritur gatishmërinë tek serbet lokal dhe tensionim të situatës në Kosovë. Serbia ka angazhuar mekanizmat e saj ilegal për të monitoruar aktivitetet e strukturave te sigurisë në Kosovë por edhe të bëjë lëvizje të strukturave ndërkombëtare që përkojnë në Kosovë”, ka thënë Musliu.



