Krasniqi: Kamberi do të jetë zë i fuqishëm i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë

01 korrik 2022 | 10:21

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pasi Shaip Kamberi, ka rifituar mandatin e tij si deputet në Kuvendin e Serbisë.

Me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Krasniqi ka thënë se Kamberi ka arritur që këtë ta bëj përkundër përpjekjeve të sistemit serb për ta penguar.

“Përkundër përpjekjeve të shumta të sistemit për ta penguar, Shaip Kamberi ka arritur që të fitoj mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë. Kjo, falë votuesve të Tërnocit, të cilët, posaçërisht dje, treguan vendosmëri, mobilizim dhe atdhedashuri duke e votuar Shaipin. Jam i bindur se me Shaipin si përfaqësueses të tyre, shqiptarët do të vazhdojnë të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë. Si kryetar i PDK-së, si parti, do të jemi afër Shaipit dhe shqiptarëve të Luginës kudo dhe kurdo që është nevoja”, ka shkruar Krasniqi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…