Nuk duhet të mungojë vullneti politik për konsensus kombëtar

29 qershor 2018 | 08:05

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë me dije se arritja e konsensusit kombëtar për temat e mëdha kërkon përgjegjësi të madhe dhe energji pozitive politike.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Krasniqi ka thënë se për të arritur këtë qëllim nuk duhet të mungojë edhe vullneti politik.

Sipas tij, këtë vullnet politik ende nuk e kanë treguar drejtuesit shtetërorë.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Krasniqi ka thënë se për fazën finale të këtij procesi duhet të arrihet konsensusi në Kuvendin e Kosovës përndryshe, kështu si po ecën tani dialogu, duhet të ndërpritet.

Duke folur për paralajmërimet e opozitës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, Krasniqi ka thënë se çështja e mocionit është e drejtë demokratike e opozitës, por ajo duhet t’i ketë numrat për të bërë një gjë të tillë.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, prezantoi një dokument, që sipas…