Muharremaj: Sonte rrahja e zemrës nis nga Suhareka dhe e emocionon gjithë Kosovën

05 korrik 2022 | 12:29

Kampioni i Kosovës, Ballkani dhe ai i Lituanisë, Zalgiris do të përballen sot në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Përballja do të ndodhë me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Në lidhje me këtë, përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka reaguar kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai tha se realizimi i ëndrrave për fitore tjera në UEFA Champions League po vazhdon.

“Realizimi i ëndrrave për fitore tjera në UEFA Champions League vazhdon. Sonte rrahja e zemrës nis nga Suhareka dhe e emocionon gjithë Kosovën”, ka shkruar Muharremaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të 30 shtetet e NATO-s kanë nënshkruar protokollet për pranimin…