Rusia: Çmimi i energjisë do të ulet kur të hiqen sanksionet
12 korrik 2022
| 11:08
Ministri rus i Financave, Anton Siluanov, ka thënë se nëse sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë hiqen, çmimet botërore si për ushqimin ashtu edhe për burimet energjetike do të ulen, shkruan “La Repubblica”.
“Kjo vlen për ushqimin, burimet energjetike dhe koston e logjistikës, pra të gjitha ato mallra dhe shërbime ndaj të cilave sot janë në fuqi kufizimet”, ka thënë ministri rus për “Vedomosti”.



