Nuk votoi rezolutën kundër raportit të Dick Marty, Berisha: Ika se kisha punë

22 korrik 2022 | 12:43

Kryetari i Partisë Demokratike  (PD), Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se ndjen neveri për të pasi nuk ishte i pranishëm në Kuvend kur është votuar projekt rezoluta kundër raportit të Dick Marty.

“Për arsye pune nuk isha, por deklarova votën pro në Kuvend. E pranova dhe thashë se do e votojmë këtë rezolutë. Kjo është e rëndësishmja. Ishte vendosur që ne si deputetë ta votojmë. Këtë e deklarova në Parlament. Obligime të tjera më detyruan që të largohem. Unë e kam denoncuar raportin e Dick Martyt. E kam denoncuar në PE në Këshillin e Evropës. Ne hymë në Parlament për të votuar, ai hyri për të fshehur autorët. Në çdo seancë ne rezolutën për Kosovën do ta ngremë”, ka thënë Berisha.

Rama falënderon deputetët për votimin e rezolutës: Neveri për Berishën, tani non-grata jo vetëm nga ShBA-ja

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit hetimor…