Trajneri i Unitedit: Mezi pres që Ronaldo të kthehet
22 korrik 2022
| 15:43
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, në një konferencë për shtyp ka hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos.
Ish-lojtari i Juventusit nuk ka qenë i pranishëm në stërvitje deri më tani me Djajtë e Kuq. Gjithsesi kjo nuk e shqetëson strategun holandez për të ardhmen e CR7.
“Ronaldo? Nuk kam asnjë lajm, gjithçka është njësoj si javën e kaluar. A jam i shqetësuar që ai nuk është me ne? Nuk mendoj se është fjala e duhur që duhet të përdoret. Jam duke u fokusuar te lojtarët që kam në dispozicion dhe që po bëjnë shumë mirë. Sa për Ronaldon, mezi pres që të kthehet”, ka deklaruar Ten Hag.



