Kryetari i Prishtinës e dekoron Metën me ‘Çelësin e Kryeqytetit’
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar Komunën e Prishtinës, me ç’rast është pritur nga kryetari i kësaj komune, Përparim Rama.
Ky i fundit e ka dekoruar Metën me “Çelësin e Kryeqytetit”.
Duke e uruar Ramën për detyrën e re si kryetari i kryeqytetit, Meta e ka falënderuar për dekorimin si qytetar nderi.
“Jam i lumtur që mesazhi është që të gjithë të rinjtë të formohet në shkolla më të mira dhe na intereson dhe mezi pres të shikojë rezultate të këtij vizioni. Nuk është e thjeshtë dhe e lehtë dhe do merrmi vendime më të mirë për komunitetin e Prishtinës dhe ta keni një kryeqytet kulturor”, ka thënë Meta.
Ndërsa Përparim Rama, e ka ftuar Metën të vjen më shpesh në Prishtinë.
“Ne kemi pasur dëshirë me ju nderuar dhe me ju falënderuar për çdo gjë që keni bërë për popullin e Kosovës. Ju pres tash e tutje, jo vetëm si vizitor por edhe si qytetar nderi”, ka thënë Rama.



