Blerind Morina nga Reggina kalon te Dukagjini

25 korrik 2022 | 12:02

Blerind Morina është transferi më i ri i skuadrës së Dukagjinit nga Klina. Futbollisti që luan në pozitën e mesfushorit, edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Regginas.

“Futbollisti njëzetenjëvjeçar, Morina, dikur pjesë e grup-moshave të Kombëtares Shqiptare (U17 dhe U19), Blerindi gjithashtu është aktivizuar edhe me grup-moshat U21 te Kosovës, ndërsa sezonin e kaluar është paraqitur me klubin Reggina U21 në Itali dhe luan në pozitën e mesfushorit qendror”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që gjatë kësaj…