Aksident në Rrogozhinë, humb jetën 27-vjeçari

04 gusht 2022 | 16:58

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së enjtes në aksin Rrogozhinë-Elbasan, në Bishtin e Zhurit.

Policia e Kavajës njoftoi një mjet kamion, me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një veturë, me drejtues 27-vjeçarin me iniciale F.M.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shoferi i veturës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./A2/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Visar Bekaj me shumë mundësi do t’i japë lamtumirën Tiranës.…