Serbia nuk e zbaton udhërrëfyesin

09 gusht 2022 | 14:12

Sikurse në të dy marrëveshjet e shkuara për energjinë, atë të vitit 2013 dhe 2015, Serbia po vazhdon të mos u përmbahet afateve të planifikuara.

Udhërrëfyesi për energjinë ka ngelur së zbatuari në pikën 2.

Pika e parë që duhet të zbatohej brenda 7 ditësh për licencimit i kompanisë “Elektrosever” është kryer për dy ditë.

Por, puna ka ngecur në pikën 2, tash e dy muaj, “Elektrosever”-i i licencuar si furnizues, nuk i ka siguruar KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit të disponueshme për konsumatorët, nëpërmjet BE-së.

“RTK”-ja ka pyetur në KEDS-in, nëse “Elektrosever”-i ka zbatuar pikën 2, ku zëdhënësi Viktor Buzhala, duke mos dashur ta komentojë këtë pjesë, ka sugjeruar që pyetja t’i drejtohet ZRrE-së, autoritet rregullues i të gjitha kompanive të përfshira në zbatim të udhërrëfyesit.

Sipas burimeve të “RTK”-së, “Elektrosever”-i nuk ka siguruar ende të dhëna për KEDS dhe KOSTT.

Udhërrëfyesi sipas marrëveshjes duhej të zbatohej brenda 100-ditësh.

Brenda 10-ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, “Elektrosever”-i do të nënshkruajë marrëveshje me KOSTT-in dhe KEDS-in për të operuar në tregun energjetik të Kosovës.

Brenda 15 ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjeve të nevojshme teknike me KOSTT-in, “Elektrosever”-i do të marrë Kodin e Identifikimit të energjisë (EIC) për të kryer aktivitetet e parashikuara nga furnizimi me licencë.

Brenda 30 ditëve nga nxjerrja e licencës për furnizim, KEDS dhe KOSTT duhej të kishin qasje në Nënstacionin Valaqit.

Brenda 45 ditëve nga dhënia e licencës për furnizim, KOSTT dhe KEDS, pas konsultimit me Elektroseverin, do të dorëzojë në ZRRE planin e investimeve dhe kostot e kërkuara të mirëmbajtjes dhe humbjet e rrjetit, bazuar në shqyrtimin e plotë të infrastrukturës ekzistuese.

Ndërsa brenda 21 ditëve pas dorëzimit të planit të investimit, shpenzimeve të kërkuara të mirëmbajtjes e humbjeve të rrjetit, ZRrE-ja do t’i aprovojë në parim këto plane, kosto dhe humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti është takuar me bordin e Shërbimit Spitalor…