Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të veturave
18 gusht 2022
| 19:00
Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar dy persona për disa raste të vjedhjeve të veturave.
Hetuesit policor personave të dyshuar u kanë gjetë dhe sekuestruar: -paisje për hapjen dhe ndezjen e veturave (dyshohet të jenë përdorur në rastet në fjalë)
Personat e dyshuar:
1. C.P , mashkull, 56 vjeç dhe
2. Sh.N, mashkull, 66 vjeç.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.



