Bislimi dhe Nagavci mbërrijnë në Bujanoc, nis takimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar

05 shtator 2022 | 11:33

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë nisur vizitën në Luginën e Preshevës.

Ndalesa e parë e Bisilimit është në komunën e Bujanocit, ku është pritur në takim nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Më pas do të ketë një takim me deputetin Shaip Kamberi dhe me drejtuesit e Komunës së Bujanocit.

Bislimi dhe Nagavci agjendën e tyre do të vazhdojnë edhe në Komunën e Preshevës dhe do të vizitojnë një shkollë fillore në Tërnoc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina pësoi humbjen e parë për këtë sezon në Superligë,…