Presidentja e Hungarisë e viziton nesër Kosovën

12 shtator 2022 | 19:21

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, nesër do të vizitoj Kosovën.

Njoftimi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Ministria e Punëve të Jashtme, ku theksohet që ministrja Gërvalla e pret presidenten Novak në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” nga ora 09:00.

Delegacioni hungarez do të pritet në aeroport nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, thuhet tutje në njoftim.

Derisa siç bëhet e ditur në njoftimin nga Zyra e Presidencës, ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 09:20.

Tutje thuhet se mediat do të marrin pamje në pritjen ceremoniale dhe në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidentja Novak do të mbajnë konferencë për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i një departamenti në Ministrinë e Drejtësisë, Elbasan Dervishi…