Pas 20 ditësh udhëtim me biçikleta, Peja e Shabi takojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë
21 shtator 2022
| 17:14
Me 31 gusht, Blerim Peja dhe Ibrahim Shabi, u nisën me biçikleta për në Hagë, që t’i vizitojnë ish krerët e UÇK-së, ku edhe pas rreth 20 ditësh ata arritën në atje.
Dy shqiptarët kanë arritur që t’i takojnë krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.
Gjatë gjithë kohës, dyshja ka pasur të veshur një jelek me emblemën e UÇK-së në kraharor dhe në anën tjetër një mbishkrim “Lironi çlirimtarët”, me fotografitë e gjithë atyre që po mbahen në paraburgim në Hagë.