Përfundon aksioni anti-drogë në Deçan e Gjakovë, konfiskohen 180 bimë marihuanë

28 shtator 2022 | 12:09

Prokuroria Themelore e Pejës bashkë me policinë ka përfunduar aksionin anti-drogë në komunën e Deçanit dhe Gjakovës.

Prokurori Ersan Qavolli për Klankosova.tv tha se nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona dhe janë bastisur dhejtë lokacione.

Qavolli, mes tjerash, tha se janë konfiskuar 180 bimë narkotike të llojit marihuanë të gjata 2 deri në 4 metra.

“Sapo ka përfunduar aksioni anti-drogë që zhvilluan në komunën e Deçanit dhe Gjakovës. Nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona si dhe janë bastisur 10 lokacione. Gjatë aksionit janë sekuestruar 180 bimë të llojit marihuanë të gjata prej dy deri në katër metra, është konfiskuar edhe sasi tjetër e llojit marihuanë, 400 gramë kokainë dhe armë”, ka thënë Qavolli.

Tutje, ai bëri me dije se hetimet që rezultuan me aksionin e sotëm kanë nisur shumë kohë më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca e të Rinjve të Kosovës ka zhvilluar një aksion…