Molliqaj: Pushteti na dëshmoi që luftën nuk e kishin me kërkesat e mësimdhënësve
05 tetor 2022
| 19:47
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një video të publikuar në “Facebook” ka theksuar se pushteti na dëshmoi që luftën nuk e kishin me kërkesat e mësimdhënësve.
“Pushteti dëshironte nënshtrim të tyre vetëm pse guxuan të kundërshtojnë pushtetin me kërkesa të drejta e legjitime. Kësaj duhet t’i përgjigjemi me rezistencë të organizuar”, ka shkruar Molliqaj.