Ministria e Shëndetësisë vjen me njoftim të rëndësishëm për mjeket e papunë
Ministria e Shëndetësisë (MSh) u ka bërë thirrje mjekëve të cilët janë të papunë që të lajmërohen pranë kësaj ministrie.
Kjo ministri nuk e ka specifikuar arsyen e kësaj thirrje për mjekët, por vetëm ka kërkuar të dhënat e tyre.
Njoftimi i plotë i MSh-së:
Njoftim për profesionistët shëndetësorë
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë mjekëve te përgjithshëm dhe specialistëve të lëmive te ndryshme, të licencuar, që aktualisht janë te pa punë, që duke filluar nga data 06 tetor deri me datën 08 tetor 2022, të paraqitën përmes postës elektronike të MSH: [email protected] si dhe në dy e-mail adresat e tjera: [email protected], [email protected].
Të dhënat që kërkohen janë:
Emri dhe Mbiemri
Data e lindjes, vendlindja
Vendbanimi
Thirrja profesionale
Numri i licencës
Viti i përfundimit të studimeve në mjekësi (për doktorët e mjekësisë dhe viti i përfundimit të specializimit për specialistët).



