Britania e Madhe do të lobojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

11 tetor 2022 | 12:14

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka zhvilluar sot një takim me Nicholas Abbott, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Në këtë takim ku është diskutuar për të drejtat e njeriut, Abbott ka bërë të ditur se Britania e Madhe së shpejti do të nis të lobojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Klan Kosova.

“Ju jeni pjesë e Evropës dhe vlerave evropiane. Ju dëshironi të jeni anëtarë në Këshillin e Evropës. Kjo do të sjellë pyetje me vete”.

Ai ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar ka qëndrim shumë të qartë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ne jemi gati të dërgojmë instruksione në ambasadat tona nëpër vendet që janë anëtare të Këshillit të Evropës që të flasin dhe mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.

Abbott ka folur edhe për qëndrimet e shtetit që përfaqëson sa i përket komunitetit LGBTI dhe të drejtës për krijimin e familjes.

“Pozicioni i Mbretërisë së Bashkuar është shumë i qartë: e mbështesim komunitetin LGBTI. Ne besojmë se të gjithë individët duhet ta kenë mundësinë që të krijojnë familje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Libani dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje historike për demarkimin e…