Newcastle rivalizon Milanin për Asension

17 tetor 2022 | 16:27

Newcastle United është skuadra e radhës që kërkon shërbimet e Marco Asensios.

Anësori i Real Madridit pritet të largohet së shpejti nga “Santiago Bernabeu”.

Spanjolli nuk është pjesë e rëndësishme e planeve të Realit, andaj largimi i tij duket i pashmangshëm.

Kjo ka bërë që disa klube të monitorojnë situatën e anësorit.

Sipas “ESPN”, është Newcastle që së fundmi po rivalizon Milanin për lojtarin.

Kjo pasi kampioni italian tash e një kohë thuhet se po vëzhgon spanjollin.

Përveç tyre interesim për 26-vjeçarin ka shfaqur edhe lideri aktual i Premier Ligës, Arsenali.

Mbetet të shihet se cili do jetë destinacioni i radhës për spanjollin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gianluigi Donnarumma është i lumtur në “Parc des Princes”. Merkaton…