Gjuajtje me armë zjarri në Suharekë, dy persona të arrestuar

09 nëntor 2022 | 11:39

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Suharekë. Shkak për ketë është bërë përleshja fizike dhe gjuajtja më armë që ka ndodhur më 8 nëntor rreth orës 17:30 se te pompa e derivateve “Shell” në  magjistrale Suharekë -Prizren në fshatin Shirokë.

“Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes, në vend ngjarje kanë kuptuar se pas një mosmarrëveshje që i dyshuar i parë  A.B. 27 vjeçar dhe i dyshuari i dytë M. B.  54-vjeçar (babai i bashkëshortes së A.B.) situata ka eskaluar dhe të dyshuarit janë përleshur fizikisht.  Në këtë rast i  dyshuari i parë e ka nxjerr armën nga brezi dhe ka shtënë  një herë në ajër.  Ekipet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes, personat e përfshirë në rast janë arrestuar.  I dyshimti kishte përdorur armën me leje, arma me 14 fishkë është sekuestruar,  Prokurori kujdestar është njoftuar, me hetimin e mëtejmë të rastit do të merren Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…