City dëshiron të nënshkruajë parakontratë me Kroosin
Manchester City është i interesuar të nënshkruajë mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos në një transferim të lirë, sipas raportimeve në Spanjë.
Lojtari gjerman është aktualisht në vitin e fundit të kontratës së tij në “Bernebau” dhe nuk ka treguar asnjë indikacion për të nënshkruar një marrëveshje të re me skuadrën spanjolle.
Ka vënë në alarm të kuq një numër skuadrash kryesore në të gjithë Evropën, me Manchester Cityn e Pep Guardiolës që supozohet se është kryesuesi për të siguruar nënshkrimin e Kroos vitin e ardhshëm.
Sipas “SPORT”, kampionët e Premierligës nuk po hezitojnë dhe tashmë kanë bërë një afrim për të nënshkruar me lojtarin.
The Citizen’s janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një marrëveshje me vlerë 14 milionë euro (12.2 milionë £) në vit, që arrin afërsisht 230,000 paund në javë. Një rritje e madhe nga marrëveshja e tij aktuale prej 9 milionë euro.
Real Madridi mbetet i përkushtuar për të rinovuar kontratën e tij, por lojtari dëshiron të presë për të parë se si ndihet, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, përpara se të marrë një vendim. 32-vjeçari ka liri të plotë për lëvizjen e tij të radhës dhe duhet vetëm të presë deri në 1 janar për të qenë në gjendje të nënshkruajë një kontratë me një klub tjetër.