THIRRJE

23 nëntor 2022 | 14:25

Të nderuar fshatarë të Cernicës!

Më 25 Nëntor 2022, në Gjilan në ora 12:00, vihet gurthemeli i shtatores së Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!

Ju thërrasim që i madh e i vogël, të gjithë, pa dallim, me pjesmarrjen Tuaj masive, të nderoni Heroin e Kuvendit të Prizrenit, të pavdekshmin Ramiz Cernicën!

Cernica më shumë se kurdoherë, duhet të jetë e pranishme në mënyrë masive në ditën e vënies së gurthemelit në Gjilan, aty ku do të derdhet në bronz shtati i simbolit të fshatit Cernicë dhe i gjithë kombit, Ramiz Cernica!

Le të dihet e le të shihet, të binden të gjithë bashkëkombasit tanë, se pasardhësit e Deputetit më të madh të kombit shqiptar të Kuvendit të Kosovës në Prizren Ramiz Cernica, me prezencën e tyre do të dëshmojnë dominimin e Ramiz Cernicës në skenën politike mbarëkombëtare!

Pjesmarrja Juaj të dashur cernicas, në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për shtatoren e Ramiz Cernicës, nderon baballarët, gjyshrit dhe stërgjyshërit tanë të Cernicës!
Të cilët ndonëse do të mungojnë fizikisht se nuk jetojnë më, por nga varret kudo ku janë të varrosur, shpirti i Tyre, do të gëzohet dhe nga lartë në qiell do të shikojnë me mburrje legjitime, se si nderohet më i madhi i të mëdhenjëve të bijëve të Cernicës, dhe do të jenë krenarë se si Cernica e Tyre ka dhënë shumë në luftën kundër Serbisë pushtuese!

Prandaj ju drejtojmë këtë THIRRJE, ejani dhe mbusheni qendren e Gjilanit,
mirupafshim para Komunës së Gjilanit, aty ku hidhet themeli për shtatoren e legjendarit, Tribunit të Kombit Ramiz Cerinca!

Këshilli Organizativ
Gjilan, Nëntor 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhjes së Grupit të demokratëve e thirrur nga Sali Berisha…