Mustafi tregon se pse nuk lejohet flamuri shqiptar në Serbi

29 nëntor 2022 | 19:55

Ragmi Mustafi, kryetar i këshillit kombëtar shqiptar në Serbi, është shprehur se në Preshevë e kanë të ndaluar me ligj që të valvisin apo të vendosin nëpër shtëpi flamurin kombëtar.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se pavarësisht ndalesave të bëra nga Serbia, shqiptarët në Preshevë nuk kanë hequr dorë nga identiteti i tyre.

“Pavarësisht ndalesës ligjore të Serbisë për mospërdorimin zyrtar të flamurit kombëtar, pavarësisht gjobave dhe procedurave të Prokurorisë dhe të Policisë apo dënimeve, shqiptarët e Luginës së Preshevës asnjëherë nuk janë zmbrapsur nga identiteti i tyre. Fillimisht kemi vendosur flamujt kombëtar për të treguar se shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk heqin dorë nga identiteti i tyre. Ka një ndalesë ligjore në Preshevë që nuk lejohet të valvitet flamuri shqiptar në Preshevë, kjo është për shkak të një përplasje brenda legjislaturës së Brendshme të Serbisë, përderisa me Kushtetutën e Serbisë, lejohet që komunitetet të kenë simbolet e tyre”.

Më tej ai theksoi se pakicat e tjera nuk kanë pasur probleme lidhur me përdorimin e simboleve.

“Deri më sot asnjë pakicë nuk ka pasur problem përsa i përket përdorimit zyrtar të flamurit kombëtar. Nuk i takon askujt që të përcaktojë veçoritë e një komuniteti”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar qytetarët përfitues…