Superliga e Kosovës, Trepça ’89 dhe Ballkani përballen sot
30 nëntor 2022
| 10:37
Sot me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet një ndeshje e mbetur në Superligën e Kosovës.
Trepça ’89 dhe Ballkani do të përballen në stadiumin ‘Riza Lushta’.
Ky takim i takonte xhiros së tretë, por ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Ballkanit në Evropë.
Ballkani synon fitoren dhe ngushtimin e diferencës me Dritën e vendit të parë, kurse mitrovicasit synojnë të largohen me aq sa është e mundur nga zona e rrezikshme.